PROMOVOHET DVD PËR ARSIMIMIN MEDIATIK PËR SHKOLLAT FILLORE

Shkup, 25.01.2018. – Në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e zhvillimit të arsimimit mediatik, Agjencia sot promovoi projektin e parë së bashku me disa anëtare të Rrjetit për arsimim mediatik – DVD dedikuar shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë.Projekti u financua nga Agjencia, kurse u përkrah nga Byroja për zhvillimin e arsimit, si dhe Ministria e Arsimit e cila në periudhën e ardhshme do të distribuojë DVD-në nëpër të gjitha shkollat në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë DVD gjenden materiale, video spotem, Konventa për të drejtat e fëmijëve si dhe fletushka e Avokatit të Popullit në të cilën shpjegohen të drejtat e fëmijëve dhe mënyra se si mund të realizohen ato. Materialet do të shfrytëzohen nga arsimtarët gjatë shtjellimit të temave në lidhje me mediumet, si dhe qëllimi i tyre është që të mësojnë nxënësit se si të pranojnë informatat, si të caktojnë prejardhjen e tyre dhe të ndërtojnë një qasje kritike ndaj përmbajtjeve mediatike.

„Rëndësia e këtij projekti është e dyfishtë, sepse nga njëra anë mësimdhënësit marrin video materiale konkrete si dhe me shkrim prej të cilave mund të inspirohen dhe që do të mund t’i shfrytëzojnë si mjete bazë me të cilat arsimimin mediatik e fusin në shkollat fillore, kurse nga ana tjetër, bashkëpunimi me Rrjetin jashtë saj fillon të funksionojë” – theksoi drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski, me rastin e promovimit.

Në këtë event morën fjalë edhe përfaqësuesit e Shkollës së lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik, Konedu Global, Evrotink – Qendra për strategji evropiane dhe Avokati i popullit, të cilët folën për përmbajtjen e materialeve me të cilat dhanë një kontribut për projektin dhe njëherit shprehën kënaqësitë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm. Materialet për DVD-në u siguruan edhe nga ana e Agjencisë, Instituti për mediume në Maqedoni, Metamorfozis, NVO Infoqendra, Transparencë Maqedoni, dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.



Accessibility

Accessibility