Mbledhja nr.4 – 05.02.2018 – drejtpërdrejt në Youtube kanalin e Agjencisë

image_pdfimage_print

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e cakton mbledhjen e 4-të për më datë 05.02.2018 (e hënë), me fillim në ora 12:00

 

 RENDI I DITËS

  1. Miratimi i propozim-procesverbalit nga mbledhja e 3-të e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të mbajtur më datë 25.01.2018.
  2. Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për ndarje të 1 (një) leje për emetim të radios, të shërbimit programor, radio muzikore biseduese të formatit të përgjithëm, në gjuhën maqedonase në nivel lokal.
  3. Propozim-vendim për heqjen e lejes për emetim të radios të Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Radio Merlin SHPKNJP Dibër.
  4. Propozim-vendim për inicimin e procedurës për përcaktimin e ekzistimit të koncentrimit të palejuar mediatik.
  5. Propozim-vendim për strukturën pronësore të SHTR TELEVIZIJA KANAL 8 SHPKNJP Koçan.
  6. Propozim për dhënie të lejes për zbatimin e procedurës së furnizimit publik për lëndën si vijon: Trajnime të specializuara për IT.
  7. Propozim për dhënie të lejes për zbatimin e procedurës së furnizimit publik për lëndën si vijon: Të dhëna për shtrirjen e radiostacioneve si dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive.
  8. Propozim për dhënie të lejes për zbatimin e procedurës së furnizimit publik për lëndën si vijon: Studim për përcaktimin e arysetimit për shpallje të konkursit publik për dhënie të lejes për emetim televiziv në nivel shtetëror përmes multipleksit digjital terrestrial.
  9. Të ndryshme.


Accessibility

Accessibility