Përfaqsues të OSBE/ODIHR takim pune në AASHM

image_pdfimage_print

SHKUP, 22.02.2018 – Një delegacion i OSBE/ODIHR, i udhëhequr nga zëvendësshefi i seksionit për zgjedhje, Riçard Lapin dhe këshilltarja për zgjedhje pranë OSBE/ODIHR Tamara Otiashvili, sot në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audovizuele e prezantuan raportin final të Misionit monitorues të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 15 dhe 29 tetor 2017.

Në raport është theksuar se “ASHMAA e ka dëshmuar profesionalizmin e saj gjatë zgjedhjeve, duke realizua në tërësi mandatin e saj”.

Në takim u shkëmbyen përvojat bga monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor që u realizua nga Agjencia, ndërsa u bisedua edhe për propozimet e Agjencisë lidhur me ndryshimet e rregullativës zgjedhore.

Gjatë takimit, theks i veçantë u vë edhe te propozim-ligji për shërbime mediatike audio dhe audovizuele, me ç’rast Agjencia përsëriti qëndrimin se ndryshimet e propozuar e cenojnë pavarësinë e rregullatorit dhe nuk kontribuojnë ne në përmirësimin e gjendjes në sferën mediatike.

Raporti final i Misionit monitorues të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 15 dhe 29 tetor 2017.



Accessibility

Accessibility