Shkup, 04.03.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ashpër i demanton konstatimet e ministrit Robert Popovski, gjatë debatit publik të realizuar më 2 mars 2018 në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, gjoja se Agjencia me vite nuk ka funksionuar dhe nuk i ka kryer kompetencat e saja, në kontekst të ritransmetimit të shërbimeve të huaja programore pa të drejta autoriale.
Në pajtim me aktvendimet ekzistuese ligjore, operatorët mund të ritransmetojnë shërbime programore vetëm nëse i regjistrojnë në Agjenci, për çka edhe ju jepet vërtetim. Paraprakisht, operatorët në mënyrë të obligueshme dorëzojnë fletëparaqitje dhe deklaratë nga personi përgjegjës i operatorit, me të cilat vërtetohet se me përgjegjësi të plotë materiale dhe penale kanë të rregulluar të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta, për ritransmetimin e pakove programore, në pajtim me Ligjin për të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta.
Agjencia rregullisht bënë monitorimin e operatorëve kabllor dhe nëse konstaton se ndonjë operator ritransmeton shërbime programore të paregjistruara, të njëjtit i shqiptohet masë dhe urdhërohet që të ç’kyç menjëherë ato shërbime programore. Njëkohësisht, Agjencia i njofton poseduesit e të drejtave, që mund të inicojnë procedurë adekuate kundër operatorit, duke marrë parasysh se Agjencia nuk ka mundësi për të inicuar procedura gjyqësore në emrin e tyre.
Në bazë të shërbimeve të paregjistruara programore, nga ana e Agjencisë gjatë vitit 2015 janë shqiptuar 62 masa dhe janë inicuar 23 procedura për kundërvajtje, në vitin 2016 janë shqiptuar 13 masa pa asnjë procedurë për kundërvajtje, ndërsa gjatë vitit 2017 janë shqiptuar vetëm 6 masa, përsëri pa asnjë procedurë për kundërvajtje. Duke marrë parasysh faktin që numri i mbikëqyrjeve të realizuara janë në nivel të njëjtë me vitete e potencuara, ulja e dukshme e shkeljeve ligjore ka dëshmuar se Agjencia siguron një implementim të denjë të ligjit.
Të gjitha raportet, masat dhe analizat publikohen në ueb faqen e Agjencisë menjëherë pas përgaditjes së tyre dhe me atë janë në dispozicion të secilit që dëshiron të njihet me përmbajtjen e tyre. Njëherë, Agjencia është gjithmonë në dispozicion dhe e hapur për bashkëpunim lidhur me të gjitha çështjet nga fushëveprimi i punës së saj. Në këtë drejtim, jemi të befasuar nga deklaratat e paargumentuara dhe të pabaza, që kanë për qëllim dikreditimin e punës së Agjencisë, veçanërisht për faktin se ato janë dhënë nga një ministër, që ka për detyrë primare të bëjë informimin e saktë dhe të argumentuar të opinionit.