Takim bilateral ndërmjet trupave rregullues të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në Tiranë

Тiranë, 30.03.2018 – Një delegacion i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe përfaqësues të trupit rregullues të meiumeve të Republikës së Shqipërisë (AMA), sot në Tiranë, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në sferën e rregullimit mediatik.

 

Në takimin bilateral, u bisdua për përvojat në lidhje me procesin e digjitalizimit të televizioneve, monitorimin e përmbajtjeve mediatike, të drejtat autoriale, reklamimin, si dhe zhvillimin e mediumeve dhe inovacioneve teknologjike në këtë drejtim. Në kuadër të takimit, u realizua edhe një vizitë e televizionit nacional të Shqipërisë Top Çanel. 

Të dy palët konstatuan se ka hapsirë për përparimin e marrëdhënieve bilaterale, posaçërisht në drejtim të çështjeve me interes të përbashkët dhe në këtë drejtim shprehën gadishmëri për nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim në të ardhmen.



Accessibility

Accessibility