Debat i hapur publik në lidhje me Propozim-udhëzimin për mbikëqyrjen e realizimit të konceptit programor

Shkup, 23.04.2018. – Mbikëqyrja e jashtëzakonshme për respektimin e nenit 67 paragrafi 6 nga LSHMAA, i cili përcakton se radiodifuzerët janë të obliguar që gjatë një viti të plotësojnë 80% të konceptit programor për të cilin edhe jepet leja për emetim të radios dhe televizionit, tregoi se është e domosdoshme që në një dokument të posaçëm të konstatohet mënyra e veprimit të Agjencisë gjatë mbikëyqrjes së kësaj dispozite.Njëherë, nevojitet që të sqarohet se si do të llogaritet nëse radiodifuzeri gjatë një jave plotëson 80% të konceptit programor.

 

Agjencia përpiloi Propozim-udhëzimin për mbikëqyjen e zbatimit të konceptit programor dhe i fton të gjitha palët e interesuara që të marrin pjesë në debatin publik për këtë dokument. Mendimet dhe propozimet në formë të shkruar mund të dorëzohen në formë elektronike në contact@avmu.mk.

Debati publik është i hapur deri më datë 30 prill 2018 (e hënë).



Accessibility

Accessibility