Shqiptohet masa e vërejtjes ndaj TV KOMPANI 21-M, Radio PRO FM dhe magazinës mujore Porta 3

Shkup, 24.04.2018. – Në bazë të kontrollit të rregullt programor ndaj programit të TV KOMPANI 21-M ku u konstatua mosrespektim i obligimit për mbrojtjen e personave të mitur nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, psikik ose moral, Agjencia shqipton masën e vërejtjes ndaj këtij radiodifuzeri. Masa e vërejtjes u shqiptua edhe ndaj Radio PRO FM nga Gostivari, sepse në afatin e paraparë ligjor nuk ka dorëzuar raport të shkruar deri te Agjencia, në lidhje me zbatimin e obligimeve të përcaktuara me lejen për emetim të radios.

Për mospublikimin e të dhënave të strukturës pronësore në një gazetë ditore dhe për mosdorëzimin e këtij argumenti deri te Agjencia, shqiptohet masa e vërejtjes edhe ndaj Biro Pres SHPK Shkup, botues i magazinës Porta 3.

Masat e shqiptuara mund merren në linket e mëposhtme:

КОМPАNI 21 – М – (neni 50 paragrafi 3 nga LSHMAA) – 24.04.2018
Radio PRО FМ – (neni 15 paragrafi 3 nga Ligji për mediume) – 24.04.2018
Pоrtа 3 – (neni 15 paragrafi 2 nga Ligji për mediume) – 24.04.2018



Accessibility

Accessibility