Deklaratë për publik

Shkup, 18.06.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i dënon sulmet e djeshme ndaj punëtorëve mediatik, arrestimit të dhunshëm të gazetarëve por edhe sjelljen joprofesionale të disa gazetarëve.

Punëtorët mediatik duhet të jenë të liruar nga çdo formë e presionit dhe duhet t’u mundësohet që ta kryejnë punën e tyre pa pengesa, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet me interes të posaçëm publik.

Mirëpo, njëkohësisht edhe gazetarët duhet që gjatë punës së tyre të sigurojnë distancë profesionale, paanshmëri dhe informim të balancuar. Në këtë kontekst, Agjencia aplekon që të mos zbatohen format e komunikimit të pahijshëm me publikun, e aq më pak të nxitet çfarëdo lloj dhune.

Vetëm me informim profesional mediatik mund të inicohen debate më të gjëra publike dhe të kontribohet për krijimin e lirshëm të mendimit publik si dhe formimit të qëndrimeve kritike.



Accessibility

Accessibility