Procesi i aktivizimit të 5G në Republikën e Maqedonisë në fokusin e takimit të dytë publik për vitin 2018

Shkup, 27.06.2018 – Agjencia sot e realizoi takimin e dytë publik për vitin 2018, në të cilin drejtori d-r Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet e realizuara në pajtim me Programin vjetor të punës, gjatë tremujorit të kaluar.

Ai bëri një prezantim të mbikëqyrjeve të realizuara dhe masave të shqiptuara të vërejtjes ndaj radiodifuzerëve, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik, ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele si dhe botuesve të mediumeve të shtypit.

Në takim u arysetua edhe angazhimi i Agjencisë për ballafaqimin me gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes së baraxisë gjinore, si aktivitete në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Theksi i veçantë ishte në procesin e aktivizimit të 5G në Republikën e Maqedonisë. m-r Igor Bojaxhiev nga Agjencia për komunikime elektronike, i cili njëherit është edhe kryetar i grupit të punës për përcaktimin e masave dhe aktiviteteve të nevojshme për aktivizimin e 5G teknologjisë mobile në Republikën e Maqedonisë, në mënyrë të detajuar i arsyetoi resurset momentale infrastrukturore, rregullat në fuqi, propozim masat dhe afatet për realizimin e tyre. Në këtë grup pune që u formua nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, merr pjesë edhe një përfaqësues nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Sipas dinamikës së përcaktuar në planin aksionar 5G të Bashkimit Evropian, deri në vitin 2020 që në së paku një qytet të madh të vendeve anëtare të Unionit duhet të sigurojnë 5G, ndërsa deri më vitin 2025 të sigurohet mbulim i plotë i të gjitha lagjeve urbane, rrugëve kryesore dhe hekurudhave. Maqedonia si vend që synon Bashkimin Evropian, kah fundi i vitit 2017 filloi me përgaditjet për aktivizimin e 5G dhe filloi përgaditjen e Planit nacional operativ për zhvilli,in e rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta të komunikimit në Maqedoni.

Prezantimet e takimit publik mund të merren në linket e mëposhtme:

Aktivitetet e realizuara sipas Programit vjetor për punën e ASHMAA

d-r Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA

Aktivitetet dhe masat e nevojshme për aktivizimin e 5G në Maqedoni

Igor Bojaxhiev, Agjencia për komunikime elektronike



Accessibility

Accessibility