Të mundësohet qasje e lirë në gjitha ngjarjet për punëtorët e mediumeve

Shkup, 19.07.2018 – Pas reagimit të një pjese të fotoreporterëve që dje gjatë takimit të liderëve të partive politike në Klubin e deputetëve, nuk ju mundësua që të kryejnë punën e tyre profesionale,Agjencia apelon që të gjendet mënyrë adekuate, që t’u mundësohet punëtorëve mediatik qasje e lirë deri te të gjitha ngjarjet me interes publik, qoftë edhe në kushte kur janë vendosur masa të posaçme të sigurisë.

Ruajtja e dinjitetit të profesionit të gazetarëve është me rëndësi të veçantë dhe për këtë arsye është e papranushme sjellja arrogante dhe e pahijshme ndaj përfaqësuesve të mediumeve.

Mediumet kanë qasje të ndryshme gjatë formimit të përmbajtjeve që i plasojnë në opinion, e cila nga ana tjetër, vetëm përmes informatave të ndryshme mund të krijoj qëndrim adekuat. Për këto arsye, Agjecia përkujton në domosdoshmërinë për krijimin e kushteve për realizimin e obligimeve nga punëtorët e mediumeve.



Accessibility

Accessibility