Hapet debati publik lidhur me Draftin e Metodologjisë për monitorimin e prezantimint mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore

Shkup, 24.08.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga sot hap debat publik lidhur me tekstin e Draft-Metodologjisë për monitorimin e prezantimint mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore.

Nevoja për këtë dokument doli nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me prezanimin zgjedhor mediatik si dhe kompetencat e Agjencisë, e në të janë shënuar të gjitha dispozitat relevante për prezantimin mediatik gjatë zgjedhjeve dhe saktësohet mënyra se si Agjencia e kryen monitorimin.

Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat t’i dorëzojnë në formë të shkruar, në adresën elektronike contact@avmu.mkDebati publik është i hapur deri më datë 22 shtator 2018.

 



Accessibility

Accessibility