Takim bilateral me Agjencinë për mediume elektronike të Republikës së Kroacisë

Shkup, 05.09.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe përfaqësuesit e Agjencisë për mediume elektronike të Republikës së Kroacisë sot në Shkup u dakorduan për thelliminbashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimim e përvojave në sferën e rregullimit mediatik.

Në takimin bilateral u bisedua për strukturën organizative dhe kompetencat e Agjencive, dispozitat ligjore për ndarjen/heqjen e lejeve, analizat nga sfera mediatike, monitorimi i përmbajtjeve programore. Njëherë u shkëmbyen edhe përvojat për procedurat për konstatimin e pronësisë mediatike dhe koncentrimit të palejuar mediatik.

Theks i veçantë u kishte edhe për angazhimin e rregullatorëve në sferën e arsimimit mediatik dhe për përpjekjet për sensibilizimin e mediumeve për rolin e tyre në nxitjen dhe promovimin e barazisë gjinore përmes përmbajtjeve të balancuara gjinore në programet e tyre.



Accessibility

Accessibility