1

Përfaqësues të OSBE/ODIHR në vizitë pune në ASHMA

Shkup, 11.09.2018. – Një delegacion i udhëhequr nga shkëlqesia e tij,Ambasadori Jan Petersen, Shefi i Misionit OSBE/ODIHR në Shkup për përcjelljen e Referendumit dhe g.Marek Mraçka, analist për mediume, sot në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kishin takim me drejtorin e Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski.

Tema kryesore e këtij takimi i shte puna e Agjencisë gjatë referendumit që do të mbahet më 30 shtator, përfshirë edhe kornizën juridike për prezantim mediatik zgjedhor si dhe mënyrën se si do të realizohet monitorimi i radiodifuzerëve nga ana e Agjencisë në këtë periudhë.