Agjencia realizoi mbikëqytje të rregullt dhe kontrolluese ndaj 5 radiodifuzerëve

Shkup, 18.09.2018. – Agjencia realizoi mbikëqyrje të rregullt programore ndaj Radio Antena 5, Radio Kanal 77 dhe Radio Metropolis në lidhje me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me rregullat për emetimin e komunikimeve audio komerciale, sigurimit të kuizeve dhe formave tjera të pjesmarrjes së shpërblyer, shfrytëzimit të shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar dhe votimit telefonik dhe emetimit të lojrave të fatit. Mbikëqyrja tregoi se radiodifuzerët kanë vepruar sipas dispozitave të LSHMAA.

Agjencia realizoi edhe mbikëqyrje kontrolluese ndaj TV Studio Tera, që tregoi se është vepruar ndaj masës së vërejtjes, të shqiptuar për shkak të reklamimit të fshehtë, si dhe ndaj TV Uskana Eden në lidhje me rregullat për mbrojtjen e personave të mitur nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, psikik dhe moral, ku gjithashtu është vepruar ndaj masës së shqiptuar të vërejtjes.

Raportet mund të merren në linket:

Radio Antena 5 –  (nenet 53, 54, 98, 99, 100 dhe neni 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 17.09.2018

Radio Kanal 77 – (nenet 53, 54, 98, 99, 100 dhe neni 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 17.09.2018

Radio Metropolis – (nenet 53, 54, 98, 99, 100 dhe neni 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 17.09.2018

TV Studio Tera – (neni 53 paragrafi 2 nga LSHMAA) – 17.09.2018

TV Uskana Eden – (neni 50 paragrafi 3 nga LSHMAA) – 17.09.2018



Accessibility

Accessibility