Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e cakton mbledhjen e 40-të për më datë 03.10.2018 (e mërkur), me fillim në ora 14:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i propozim-procesverbalit nga mbledhja e 39-të e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të mbajtur më datë 26.09.2018.
- Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për themelimin e marrëdhënies së punës si dhe për realizimin e procedurës së punësimit në afat të caktuar, për dy realizues.
- Propozim-vendim për miratimin e mjeteve financiare për të punësuarit e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, për pjesmarrje në trajnim intensiv për etiketim zyrtar dhe protokoll diplomatik.
- Propozim-vendim për pagesën e kompensimit për vdekje të një anëtari të familjes.
- Të ndryshme.