Njoftim për hapje publike për paraqitje dhe pjesmarrje në konkursin publik

Shkup, 17.10.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mbledhjen e 30-të nga data 16.07.2018, solli Vendim për shpallje të konkursit publik për ndarje të lejes për institucion joprofitabil të radiodifuzionit për emetim të radios në shërbim programor të nivelit lokal, në rajonin e komunës së Strumicës UP1 – 08-388 nga data 16.07.2018 (i publikuar më datë 18.07.2018 në „Gazetë zyrtare të Republikës së Maqedonisë“, nr.132/18).

Afati i fundit për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik ishte deri më 16.10.2018. Fletëparaqitjet e parashtruara në këtë konkurs duhet të hapen publikisht, një javë pas skadimit të afatit për parashtrimin e tyre.

Hapja publike e fletëparaqitjeve të dorëzuara për pjesmarrje në konkursin publik në fjalë, sipas pikës 13 nga vendimi i theksuar do të mbahet më datë 24.10.2018, e mërkurë në ora 13:00, në selinë e Agjencisë, Pallati “Panko Brashnarov”, rr.”Maqedonia” nr.38, Shkup.



Accessibility

Accessibility