Shkup, 29.10.2018. –Agjencia realizoi mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj TV Koçani, TV Svet, TV Zdravkin, TV Uskana Eden dhe radios RFM, me qëllim që të konstatohet nëse kanë vepruar sipas Vendimeve për vërejtje, të shqiptuara nga Agjencia.
Gjatë mbikëqyrjes është konstatuar se TV Koçani LD më datë 17 shtator 2018 nuk ka siguruar informatat që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve, TV Zdravkin më 6 tetor 2018, e ka emetuar filmin kinematografik “Venera dhe Vegas” (Venus & Vegas) të shënua si program që nuk rekomandohet për fëmijë nën moshën 12 vjeçare, e që është emetuar në periudhë joadekuate kohore, ndërsa radio RFM në periudhën nga data 6 deri më 12 gusht 2018, nuk ka zbatuar së paku 80% nga koncepti programor për të cilin i është dhënë leja.
TV Svet dhe TV Uskana Eden kanë epruar sipas vendimeve të shqiptuara paraprake.
Raportet mund të merren në linket e mëposhtme:
TV Koçani LD – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 26.10.2018
TV Svet – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 26.10.2018
TV Svet – (neni 64 nga LSHMAA) – 26.10.2018
RFM – (neni 67 paragrafi 6 nga LSHMAA) – 26.10.2018
TV Zdravkin – (neni 50 paragrafi 3 nga LSHMAA) – 26.10.2018
TV Zdravkin – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA) – 26.10.2018
TV Uskana Eden – (neni 100paragrafi 1 nga LSHMAA) – 26.10.2018