Debat publik lidhur me tekstet e Draft-programit të punës së Agjencisë dhe Drafteve të planeve vjetore për mbikëqyrje administrative dhe programore për vitin 2019

Shkup, 16.11.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele hapi debat publik lidhur me tekstet për Draft-programin e punës së Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019 (me Draftin e programit të aktiviteteve të planifikuara dhe Draft-planin financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele),  Draft-plani vjetor për realizimin e mbikëqyrjes administrative për vitin 2019, dhe Draft-plani vjetor për realizimin e mbikëqyrjes programore për vitin 2019.

Agjencia i fton të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre në formë të shkruar, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat të dorëzohen në formë elektronike në contact@avmu.mk , ose përmes postës në rr. “Maqedonia” nr.38, 1000 Shkup.

Debati publik zgjat deri më 15 dhjetor 2018.



Accessibility

Accessibility