Shkup, 26.11.2018г. – Agjecia realizoi mbikëqyrje të rregullt programore ndaj televizioneve nacionale 1 TV, TV Klan Maqedoni, TV Shenja dhe TV KOMPANI 21-M, në lidhje me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës në programe, emetimin e së paku 12 orëve program televiziv, mbrojtjen e personave të mitur nga programet që munden të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, psikik ose moral, për rregullat e emetimit të komunikimeve komerciale audiovizuele, obligimin gjat ësigurimit të kuizeve ose formave tjera të pjesmarrjes së shpërblyer, shfrytëzimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar, votimit telefonik dhe emetimit të lojrave të fatit.
Mbikëqyrja konstatoi se në programin e TV Klan Maqedoni më 1 nëntor 2018, episodi i serialit “72Hours true crime” është emetuar me sinjalizim të gabuar paralajmërues dhe në termin joadekuat të ditës, ndërsa njoftimet promovuese për serialet artistike “The story of Tracy Beaкer“, „Being Eve“ dhe „Vrima e zezë“ janë emetuar pa u shënuar me shenjën vizuele që e sinjalizon kategorin e programit që paraqitet. Te televizionet e tjera nuk janë konstatuar shkelje.
Raportet mund të merren në këto linke:
1ТV – (neni 64 dhe neni 90 nga LSHMAA) – 23.11.2018
ТV Klan Maqedoni – (neni 64 dhe neni 90 nga LSHMAA) – 23.11.2018
ТV Klan Maqedoni – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 23.11.2018
ТV KOMPANI 21-М – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 23.11.2018
ТV KOMPANI 21-М – (neni 64 dhe neni 90 nga LSHMAA) – 23.11.2018
ТV Shenja – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 100 dhe 101, neni 52, neni 93 dhe neni 94 nga LSHMAA) – 23.11.2018
ТV Shenja – (neni 64 dhe neni 90 nga LSHMAA) – 23.11.2018