Takim bilateral ASHMAA – REM në Beograd

image_pdfimage_print

Beograd, 07.12.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe Trupi rregullator i mediumeve elektronike të Republikës së Serbisë (REM) sot në Beograd u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e praktikave të mira nga sfera e rregullimit mediatik.

Përfaqësusesit e të dy Agjencive biseduan edhe për përvojat në lidhje me ndarjen, pushimin e vlefshmërisë, heqjen dhe vazhdimin e lejeve për emetim telelviziv dhe të radios, procedurat për shqiptimin e masave gjatë shkeljes së rregullativës, si dhe për kompetencat gjatë cikleve zgjedhore. Theks i veçant u vu edhe ndaj aktiviteteve të rregullatorëve në drejtim të sigurimit të qasjes deri te mediumet, për personat me pengesa në shqisa.

Në fund të takimit u konstatua se marrëdhëniet bilaterale janë me rëndësi të veçantë dhe se kjo praktikë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen.



Accessibility

Accessibility