Shkup, 11.12.2018. – Sot, Agjencia ishte nikoqire e studentëve nga Fakulteti i Studimeve juridike dhe gazetarisë pranë Universitetit shtetëror të Tetovës.
Studentëve ju prezantua legjislatura mediatike, me theks të veçantë Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, kompetencat, mënyra e funksionimit dhe obligimet e Agjencisë në drejtim të implementimit të ligjeve relevante, aktiviteteve që i ndërmerr rregullatori në drejtim të arsimimit mediatik, trajtimit të çështjeve gjinore në mediume, analizat dhe hulumtimet e realizuara.
Agjencia edhe më tutje mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha shkollat universitare që kanë interes për shkëmbim të njohurive dhe përvojave praktike nga sfera audiovizuele.