Realizohet takim pune në lidhje me sigurimin e qasjes në program për personat me pengesa

image_pdfimage_print

Shkup, 13.12.2018. – ë kuadër të përpjekjeve për nxitjen e aktiviteteve të radiodifuzerëve që të bëjnë programet e tyre të mundshme për t’u përcjellur edhe nga personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, sot në Agjenci u realizua një takim pune me përfaqësuesit e shërbimeve nacionale televizive. Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e mënyrave dhe mundësive se si duhet që radiodifuzerët të adaptojnë programet e tyre për personat me pengesa në shqisa, dhe të prezantohen përfitimet që telelvizionet mund të marrin nga procesi i këtillë.

Para të pranishmëve u prezantua broshura “Si të sigurohen informata për personat me pengesa në shqisa – Qasja, shërbimet, programet, materialet dhe formatet alternative”, që Agjencia i ka përgaditur dhe botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Në broshurë janë të potencuara nevojat, idetë dhe pasqyrimet për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar, si dhe personat  shurdhmemec në Republikën e Maqedonisë. Përmes grafikonëve dhe fotografive në mënyrë interesante është sqaruar dhe varësisht nga lloji i pengesës – dëgjim, shikim, pengesë fizike ose psikike, mediumet dueht të sigurojnë komunikim më të lehtë përmes përdorimit të videove me titrim, përshkrime të hapura ose të mbyllura tekstuale, fjalorin e gjesteve ose përshkrimet me zë.

Këto mjete të komunikimit me personat me pengesa janë të përfshirë edhe në Konventën për të drejtat e personave me invaliditet, e cila po në këtë ditë, në vitin 2006 u miratua në Kombet e Bashkuara. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me pengesa, i obligon nënshkruesit përfshirë edhe Maqedoninë, që të komunikojnë me personat duke përdorur komunikimin sipas përzgjedhjes së tyre, përfsihrë “lehtësimin e përdorimit të gjuhës së shenjave, alfabetit Brail, komunikimin augumentativ dhe alternativ, si dhe të gjitha format e tjera në dispozicion, mënyrat dhe formatet e komunikimit, nga ana e personave me pengesa në interaksionet zyrtare, sipas përzgjedhjes së tyre“.

Këtë javë shënohen edhe 70 vite nga miratimi i Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuar. Postulatet fundamentale në të cilat bazohet Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, potencojnë në faktin se liritë dhe të drejtat janë të dhëna për të gjithë, gjithkund në botë, në çdo kohë dhe vend. Në këtë drejtim, Agjencia edhe më tutje mbetet e përkushtuar ndaj nxitjes së radiodifuzerëve në për të shmangur barrierat që i pengojnë personat me pengesa në shqisa që të qasen deri te informatat dhe të shfrytëzojnë shërbimet audiovizuele që janë në dispozicion të qytetarëve tjerë në Maqedoni dhe njëherë i fton radiodifuzerët që me vetëiniciativë të kyçen në këtë proces.

Prezantimi mund të merret në këtë link:

Si të sigurohet qasje deri te programet për personat me pengesa

m-r Sasho Bogdanovski



Accessibility

Accessibility