Ambasadori bullgar Angel Angelov viztoi Agjencinë

image_pdfimage_print

 Shkup, 14.12.2018 – Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, Angel Angelov sot ishte për vizitë pune në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ku u bisedua për avancimin e bashkëpunimit të të dy vendeve në sferën audiovizuele.

Në këtë kontekst, bëhet fjalë për Marrëveshjen për bashkëpunim nga viti 2014 ndërmjet shërbimeve publike të radiodifuzionit të të dy shteteve, e cila duhet të vazhdohet vitin e ardhshëm si dhe për implementimin e saj të plotë.

Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i një bashkëpunimi më të afërt ndërmjet të dy shteteve dhe promovimin e kulturës së tyre. Me të parashihet emetimi falas i kanalit satelitor RTM përmes operatorëve kabllor në Republikën e Bullgarisë dhe anasjelltas, ritransmetimit të kanalit satelitor BNT pa kompensim, përmes operatorëve kabllor në Republikën e Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility