Mbikëqyrje e rregullt programore dhe administrative ndaj RTM1 dhe RTM2

Shkup, 28.12.2018. – Ndaj Televizionit të Maqedonisë Shërbimi i Parë Programor (RTM 1) dhe Shërbimi i dytë programor (RTM 2), Agjencia realizoi mbikëqyrje të rregullt programore në lidhje me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e personave të mitur nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin e tyre fizik, psikik dhe moral, rregullat për emetimit të komunikimeve komerciale audiovizuele, obligimet gjatë sigurimit të kuizeve ose formave tjera të pjesmarrjes së shpërblyer, shfrytëzimit të shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar dhe votimit telefonik, si dhe emetimit të lojrave të fatit. Mbikëqyrja tregoi se të dy shërbimet programore RTM1 dhe RTM2 kanë vepruar në pajtim me dispozitat ligjore të LSHMAA.

Agjencia realizoi edhe mbikëqyrje të rregullt administrative ndaj RTM1 dhe RTM2 në lidhje me obligimet për publikimin e impresumit, identifikimit të radiodifuzerëve dhe informatat që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve. Me mbikëqyrjen nuk janë konstatuar shkelje.

Извештаите се достапни на следните линкови:

Shërbimi i Parë Programor (RTM 1) – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 101 dhe 103, neni 52, neni 93 dhe neni 94  nga LSHMAA) – 27.12.2018

Shërbimi i Parë Programor (RTM 1) – (neni 14 nga LM, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 27.12.2018

Shërbimi i dytë programor (RTM 2) – (neni 50 paragrafi 3, nenet 53, 54, 55, 98, 99, 101 dhe 103, neni 52, neni 93 dhe neni 94  nga LSHMAA) – 27.12.2018

Shërbimi i dytë programor (RTM 2) – (neni 14 nga LM, neni 51 paragrafi 1 dhe neni 97 nga LSHMAA) – 27.12.2018



Accessibility

Accessibility