Agjencia u bë pjesë e Rrjetit për luftës kundër gjuhës së urrejtjes në mediume

Shkup 30.01.2019 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u bë pjesë e Rrjetit për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në mediume, të formuar me iniciativë të Këshillit për etikë të mediumeve në Maqedoni, me përkrahje të misionit të OSBE-së në Shkup.

Qëllimi kryesor i Rrjetit është parandalimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes në sferën publike, forcimit të kryerjes me profesionalizëm dhe etikë të veprimtarisë së gazetarit dhe ngritjes së vetëdijes së popullatës më të gjërë.

Si edhe deri më tani, Agjencia do të vazhdojë me shënimin e rasteve të paraqitjes së gjuhës së urrejtes në përmbajtjet mediatike dhe në pajtim me kompetencat që i janë dhënë me ndryshimet e fundit të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të njëjtit do t’i sanksionojë. Njëherë, Agjencia mbetet e përkushtuar në përpjekjet për përkrahjen dhe mbrojtjen e përfaqësuesve gazetarëve dhe mediumeve ndaj të cilëve adresohet gjuha e urrejtjes.

Deklaratën kundër gjuhës së urrejtjes në mediume dhe internet, krahas Agjencisë, e nënshkruan edhe MPB, MSHIA, ministri për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë, Akademia për gjykatës dhe prokuror publik, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë – SHGM, Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe punëtorëve mediatik – SPGPM, Instituti për studime të komunikimit – ISK, Instituti i medieve të Maqedonisë – IMM, Qendra për zhvillimin e e mediumeve – CRM, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, Koalicioni Margini, Fondacioni Metamorfozis, Instituti për hulumtimin e zhvillimeve shoqërore – RESIS dhe Qendra për dialog ndërkulturor – CID.

 

Rrjeti për luftë kundër gjuhës së urrejtjes në mediume është i hapur për anëtaret e reja që mund të anëtarësohen me nënshkrimin e Deklaratës.

Deklaratës kundër gjuhës së urrejtjes në mediume dhe internet mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility