NDRYSHIMET E LIGJIT NUK E AVANCOJNË RREGULLIMIN E MEDIUMEVE DHE LIRIN E TYRE

Shkup, 06.02.2019 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përsëri, edhe atë me procedurë të shkurtuar, bëri ndryshime në ligje që kan të bëjnë me mediat, pa marë parasyshë më parë rekomandimet dhe vërejtjet e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Lidhur me Kodin zgjedhor Agjencia një vit më parë i vlerësoi si skandaloze ndryshimet me të cilat reklamimi i paguar politik do të financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, në vend të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, do të paguajnë qytetarët.

Me ndryshimet e që u bënë një dit më parë, precizohet vetëm aspekti i mënyrës me të cilën do tu paguhet radiodifuzerëve, por nuk shmanget as kjo e as  mungesa të tjera të verifikuara. Për shembull mbetet zgjidhja ligjore me të cilën në vend mediumet – partitë do ti pregadisin planët mediatike për reklamim të paguar politik, që është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në lirinë editoriale të mediave. Gjithashtu edhe më tej nuk parashihet kohë për reklamim të paguar politik për kandidatë të pavarur.

Sa i përket Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (LSHMAA), ndryshimet e miratuara të cilat ndodhën vetëm një muaj pas ndryshimeve të mëparshme, nuk i zgjidhin përsëri problemet kryesore. Mbetet fakti se fshirjen e dispozitave ligjore që i rregullojnë kohëzgjatjen dhe periudhën e transmetimit të reklamave në servisin programor publik, ajo jo vetëm që nuk kufizohet, por u arit e kundërta.Tani MRT-ja mundet pa ndonjë afat kohor dhe në çdo kohë të ditës të transmetojë reklama me përmbajtje të programeve të siguruara në bazë të marrëveshjeve të posaçme të lidhura me mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Dispozita me të cilën parashihet se institucionet publike nuk kanë të drejtë  të parashoin mjete për informimin dhe njohjen e publikut me shërbimet e tyre përmes radiove komerciale dhe televizioneve mbetet e pakuptimtë dhe e papërshtatshme për këtë ligj sepse u përket instuticioneve publike dhe jo radiodifuzerëve (puna e të cilëve është lëndë në LSHMAA).

Nenei me të cilin rregullohet ritransmetimi i kanaleve të huaja aspak nuk i zgjedh problemet të cilët me të drejtë i sugjeruan operatorët kabllovik dhe radiodifuzerët.

Vonesa e zbatimit të kësaj dispozite vetëm e zgjat rezultatin e pritur – përjashtimin e pjesës më të madhe të serviseve programore të huaja nga pakot e operatorëve kalbllor në Republikën e Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility