MSHIA Agjencisë i paguan më pak mjete nga ajo që është e përcaktuar me ligj

Shkup, 08.02.2019 – Këshilli i Agjencisë në seancën e djeshme, vendosi që ta informojë opinionin publik se Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), dy moaj me rradhë, Agjencisë i lëshon më pak mjete për financimin e veprimtarisë radiodifuzive për vitin 2019, nga ajo që është e përcaktuar me ligj.

Sipas nenit 105 paragrafi 1 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga data 31.12.2018 „Mjetet për financimin e veprimtarisë radiodifuzive, për punën dhe zhvillimin e Radiotelevizionit të Maqedonisë, Ndërmarja publike Radiodifuzini i Maqedonisë dhe Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë me vlerë 0,8% nga 1%  e të ardhurave totale në vitin e parë, para vitit fiskal për të cilin është përcaktuar shuma“. Njëkohësisht, neni 45 paragrafi 1 i Ligjit, vërteton se vlera e përqindjes  të mjeteve të ndara  nga Buxheti për vitin 2019 do të jetë 0.8%.

Pas këstit të parë, Agjencia më 28 janar të këti viti me shkrim u drejtua deri te MSHIA, dhe kërkoi sqarime për përqindjen e ulët të mjetëve financiare të paguara, por nga ana e tyre ende nuk ka përgjigje. Në ndërkohë, edhe për muajin shkurt ishin të paguara mjete me shifra të njejta si ajo e mëparshmja.

Në seancë, meqëllim kapërcimin e problemit të krijuar, Këshilli solli konkluzion që Agjencia të inciojë takim me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski.



Accessibility

Accessibility