VERIFIKIMI I INFORMACIONEVE NUK ËSHTË EDZINFORMATË

Shkup, 22.07.2019 Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i bën thirje MPB-së që bashkëpunimin ndërinstiticiunal dhe transparencën ndaj opinionit publik të mos e etiketojë si përhapje të dezinformatave.

Agjencia u drejtua deri te MPB që ti verifikojë informacionet nëse personit Bojan Jovanovski i është ofruar sigurim si pronar i 1 TV.  Siç dihet në opinion, regullatori ka hapur procedurë për të përcaktuar se a është shkelur dispozita ligjore e cila ndalon partneritetin sekret. Për ta përcaktuar situatën faktike, Agjencia është drejtuar tek organet kopetente shtetërore të cilat mund të kenë informacione relevante për procedurën.

Në këtë kontekst është edhe deklarata e drejtorit të Agjencisë Zoran Trajçevski në emisionin”Kod” i cili shum qartë e thekson se pritet përgjigje nga MPB-ja për tu përcaktuar e vërteta për informacionet e gjetura.

Mënyra më pakë efikase për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme është verifikimi i informatave. Për këtë arsye, derisa procedura të mbyllet, Agjencia do të vazhdojë të kërkojë informacione nga institucionet kopetentete. Sa i përket informacioneve të kërkuara nga MPB-ja, shpresojmë se ato do të na dërgohen me të njejtën shpejtësi sikurse ishte edhe përgaditja e demantit të mbrëmshëm.



Accessibility

Accessibility