Shkup, 22.07.2019 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e njofton opinionin publik se Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar përgjigje në lidhje me kërkesën për informacione nëse personi Bojan Jovanovski pronar i 1 TV ka qenë i mbrojtur nga kjo ministri.
Në përgjigje është theksuar se MPB-ja nuk ka ndërmarë as njëlloj mase dhe aktivitete për mbrojtjen dhe sigurimin e personit përkatës, në bazë të së cilës asnjë punonjës policie nuk është angazhuar për sigurimin dhe mbrojtjen e tijë personale.
Agjencia vazhdon me procedurën për përcaktimin e situatës aktuale për partneritet të mundshëm të fshehtë në 1 TV, për këtë arsye u drejtua tek Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit dhe korupcionit të organizuar. Informacione do të kërkohen gjithashtu edhe nga institucionet e tjera.
Në drejtim të mbrojtjes së interesit publik dhe zbardhjes së rastit nga pikpamja rregullatore, presim që bashkëpunimi me institucionet e tjera relevante të jetë në nivel të lartë.