DEKLARATË PËR PUBLIK

Shkup, 23 nëntor 2021 – Në lidhje me aksidentin e rëndë të autobusit që ndodhi në  Republikën e Bullgarisë, ku jetën e humbën numër i madhë i qytetarëve të Maqedonisë Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u bën thirrje mediave gjatë raportimit t’i respektojnë standardet profesionale gazetareske dhe principet, gjegjësisht bëhet fjalë, që informimi të jetë i çliruar nga senzacionalizmi dhe gazetarët të respektojnë dhimbjen dhe pikëllimin personal. Në të njëjtën kohë, informacionet duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, dhe nëse nuk mund të verifikohen ose bëhet fjalë për supozim duhet thënë apo shpallur.

Duke pasur parashysh përmasat e tragjedisë, Agjencia u bën apel transmetuesëve që të përshtatin programin e tyre dhe të emitojnë përmbajtje të përshtatshme për ngjarje të tilla, gjegjësisht të mos transmetojnë program argëtues.

Në të njëjtën kohë, nëse munden, duhet të ndalojnë transmetimin e reklamave.



Accessibility

Accessibility