U mbajt debat online mbi arsimimin mediatik të ASHMA dhe Resis

Shkup, 30 nëntor 2021 – Në kuadër të Ditëve të arsimimit mediatik 2021, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Instituti Resis zhvilloi dje një debat online me temë „Analiza e aspekteve gjinore në programet televizive për fëmijë: A po ndërtojmë ndërgjegjësim kritik tek fëmijët?”. Diskutimi përfshiu disa segmente, nga ku si është ndikimi psikologjik i programeve për fëmijë mbi rritjen dhe zhvillimin e tyre, deri në mënyrën se si duhet të krijohen politikat dhe programet e mediave dedikuar për fëmijët.

Duke bërë hyrjen në debat, Dr.Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë, theksoi se gjetjet treguan se Shërbimi publik udhëheq një politik programore të planifikuar dhe konceptuar në lidhje me popullatën fëminore, por ky konstatim është më i vlefshëm për MRT1, sesa për MRT2. Përsa i përket programeve televizive komerciale gjetjet tregojnë se nuk ka mendim dhe qasje të kujdesshme editoriale ndaj përzgjedhjes së emisioneve të dedikuara për segmente të moshave të ndryshme të audiencës së mitur. Për më tepër informata klikoni në linkun.



Accessibility

Accessibility