Shkup, 6 janar 2022 –Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në përputhje me angazhimin për transparencë dhe llogaridhënie duke ndjekur praktikën e vendosur çdo gjashtë muaj për të publikuar shpenzimet e drejtorit dr.Zoran Trajçevski, e informon opinionin publik për sa vijon:
Drejtori Trajçevski,gjatë kryerjes së funksionit të tij,në periudhën prej 01.07.2021 – 31.12.2021 ka kryer shpenzime në shumën totale 195.688,00 denarë sipas artikujve në vijim:
- Shpenzime për reprezentim (shërbime gastronomike me përfaqësues të ambasadave,anëtarë të Këshillit të Agjencisë dhe partnerë afarist) – 166.852,00 denarë.
- Për celularin zyrtar– 17.100,00 denarë.
- Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit (akomodimi në hotel) – 11.736,00 denarë.