Shkup, 13 shkurt 2022 – Nën kujdesin e UNESCO-s sot shënohet edicioni i njëmbëdhjetë i Ditës Botërore të Radios I cili këtë vit shënohet nën moton “Radio dhe Besimi”.
Nën-temat e këtij viti kanë për qëllim ruajtjen dhe ngritjen e besimit të dëgjuesve, sigurimin е qasjes deri te përmbajtja e radios për të gjithë dëgjuesit, përfshirë personat me aftësi të kufizuara në shqisa, si dhe sfidat për sigurimin e qëndrueshmërisë ekonomike.
Ndërtimi i besimit me audiencën kërkon investim të përditshëm në programet cilësore të radios, ngritjen e standardeve profesionale gazetareske, si dhe përdorimin e teknologjive të reja dixhitale që do të ofrojnë qasje më të madh për dëgjuesit.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele uron të gjitha radiostacionet në vend për Ditën Botërore të Radios dhe i fton të japin kontributin e tyre në festën e saj.