U mbajt punëtori për dhunën me bazë gjinore dhe standardet profesionale për raportimin gazetaresk

 Shkup – 9 Qërshor 2022 – Nën organizim të  Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe në bashkëpunim me Koalicionin Margini dhe Rrjetin Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, në hapsirat e Agjencisë u mbajtë   punëtori me temë “Dhuna me bazë gjinore dhe standardet profesionale për raportimin gazetaresk”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, iu referua Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Punëtoria e sotme është realizuar si obligim i rregullatorit në përputhje me Planin e Veprimit për zbatimin e tij.

 Drejtoresha Ekzekutive e Koalicionit Margini, Dr.Irena Cvetkoviq, foli për qasjen Ndërsektoriale të Trajtimit të Dhunës në Bazë Gjinore,  Këshilltarja e së drejtës Ana Avramoska Nushkova e prezantoi Legjislacionin kombëtar ekzistues dhe sistemi i mbrojtjes së grave dhe vajzave viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Ekspertja për media Dr. Marina Tuneva shpjegoi para të pranishmëve Manualin për raportim të ndjeshëm gjinor në media, ndërsa ndihmës shefe e Sektorit për Çështje Programore në ASHMA-së Mr. Emilija Petreska-Kamenjarova iu referua Udhëzuesit të ASHMA-së për Monitorimin e Raportimit të dhunës me bazë gjinore.

Kjo punëtori u dedikua punonjësve profesionistë të medias dhe në të morën pjesë përfaqësues të radiove dhe televizioneve kombëtare.

Prezantimet nga punëtoria mund t’i shihni në llinqet e mëposhtme:

Dr.Irena Cvetkoviq

Qasja ndërsektoriale për trajtimin e dhunës me bazë gjinore

 Ana Avramoska Nushkova

 Legjislacioni kombëtar dhe sistemi i mbrojtjes së grave dhe vajzave viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

 Dr. Marina Tuneva

 Manual mbi Raportimin e Mediave me Sensibilitet Gjinor

 Mr. Emilija Petreska-Kamenjarova

Udhëzues ASHMA-së për Monitorimin e Raportimit të Dhunës me Bazë Gjinore



Accessibility

Accessibility