Ditët e hapura të arsimimit mediatik 2022

Shkup, 25 tetor 2022 – Nën moton „Mendo në mënyrë kritike, përpiloje të gjithë historinë“, nga sot deri më 1 nëntor në organizim nga Rrjeti për arsimim mediatik do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik 2022. Në këtë mënyrë vendi ynë për katër vite rresht i bashkohet Javës Globale të arsimimit dhe informimit mediatik të UNESCO-së.

Siç informoi drejtori dr.Zoran Trajçevski, në pajtim me programin gjatë këtyre ditëve publiku do të ketë mundësi të marrë pjesë në një sërë punëtorish, debate, video dhe panel diskutime, prezantime, ekspozita të fokusuara në aspekte të ndryshme të arsimimit mediatik.

Këtë vitë në kuadër të Ditëve, për herë të parë është përfshirë një program filmik, i ndarë në dy pjesë. Një pjesë e programit është e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar, të cilët me prenotim të biletave do të mund të shikojnë pa pagesë filma nga repertori i rregullt i kinemasë Milenium dhe Sinepleks dhe në Kinotekën e RMV.Pjesa e dytë e programit përfshin shfaqje falas të filmave tematikë të dedikuar për fëmijët e shkollave fillore nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të në kinematë e RMV Milenium, Sinepleks dhe Kinoteka e RMV-së, të ofruara nga shtëpia e distribuimit (kompania e shpërndarjes) Katavej.

Për nevojat e Ditëve të arsimit mediatik u prodhuan video klipe (spote) në gjuhën maqedonase dhe shqipe, audio klip (spot)  në gjuhën maqedonase dhe shqip dhe një audio dhe video spot në gjuhën angleze. Spotet tashmë janë duke u transmetuar në media për të informuar një numër më të madh të qytetarëve për ngjarjet e arsimimit mediatik.

Më shumë informacion për Ditët e arsimimit mediatik mund të gjeni në faqen e internetit –  mediumskapismenost.mk dhe avmu.mk dhe në Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube dhe në kanalin e Rrjetit për arsimim mediatik.



Accessibility

Accessibility