FTESË PËR MEDIAT

Shkup, 15 janar 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ngriti padi  kundër Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sepse kjo ministri, ka kohë që shkel Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Përkatësisht, ministria në vazhdimësi transferon më pak mjete për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive sesa parashikohet me Ligj. Kjo e rrezikon punën e shfrytëzuesve të këtyre mjeteve – Аgjencisë, Radio Televizionit të Maqedonisë dhe NP Radiodifuzionit të Maqedonisë, si dhe të gjithë sektorin audioviziv, përfshirë këtu dhe mediat, sepse mosrespektimi i ligjit vë në pikëpyetje qasjen në fondet evropiane për financimin e projekteve audiovizuele dhe zhvillimin e fushës audiovizuele.

Në lidhje me këtë, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Dr. Zoran Trajçevski do të japë deklaratë për mediat, sot, më 15 janar 2024, në ora 13:30.

Deklarata do të jipet në ambientet e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, kati i dytë.

Për arsye logjistike, Ju lutemi lajmëroni prezencën tuaj  tek personat kontaktues: Jeton Ismaili, j.ismaili@avmu.mk, tel. 076/496-802 ose Ivana Stojanovska, i.stojanovska@avmu.mk, tel. 075/217-695.



Accessibility

Accessibility