NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 25 janar 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër incidentin e djeshëm në Komunën e Çashkës, ku ekipi televiziv i Alsat-М, u pengua të inçizonte protestën kundër vendosjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore, si dhe të hynte në objektin e komunës.

Gazetarëve dhe mediave duhet t’u jipet qasje e lirë dhe pa pengesë në të gjitha ngjarjet, duke pasur parasysh rolin e tyre vendimtar në informimin për çështje me interes publik dhe në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Аgjencia si edhe më parë, rikujton se çdo pengesë në punën e mediave paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë të lirisë dhe të drejtës për informim.



Accessibility

Accessibility