АSHMA me mbështetje për zërat kritikë të medias

Shkup, 26 janar 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bashkohet përpjekjeve të Qeverisë së Amerikane, Mbretërisë së Holandës dhe Shërbimit Publik të Maqedonisë për të mbështetur zërat kritik që raportojnë për tema që kanë rëndësi për qytetarët dhe për t’i ndihmuar që të marrin vendime të informuara. Аgjencia njeh nevojën e qytetarëve, por edhe detyrimin e institucioneve vendase për të mbështetur cilësinë dhe përmbajtje që do të ndihmojë në krijimin e një elektorati të informuar që do të njihet më mirë me problemet në sferën e korrupsionit dhe sundimit të ligjit në kushte kur këto probleme janë të pamjaftueshme të përfaqësuara në media.

Njoftojmë opinionin se në kuadër të zotimeve tona kemi siguruar donacion prej 5 milionë denarë për aktivitetet dhe përmbajtjet e Laboratorit të Raportimit Investigativ, organizatë jofitimprurëse mediatike, raportimi i së cilës është fokusuar në raportimin e korupsionit, krimit dhe qeverisjes të mirë.

Këto aktivitete përshtaten me qëllimet dhe vlerat e ASHMA-së për të mbrojtur interesat e qytetarëve, për të ofruar informacion cilësor dhe pluralizëm në raportim dhe për të mbështetur ekzistencën e shërbimeve të ndryshme, të pavarura dhe me vetë egzistencë mediatike audio dhe audiovizuele.

LRI në periudhën e ardhshme, në kuadër të këtij donacioni, do të aplikojë modelin inovativ të rrëfimit multimedial, për të raportuar për tema të rëndësishme për qytetarët dhe do t’i ndihmojë ata të marrin vendime të informuara – propagandë politike gjatë zgjedhjeve dhe sundim të ligjit.

  • Raportimi i LRI në periudhën parazgjedhore do të fokusohet në verifikimin e fakteve që kandidatët politikë prezantojnë gjatë daljeve publike, paraqitjeve në debate, diskutimeve dhe debateve publike, sondazheve të opinionit publik, njoftimeve PR ose premtimeve që përsëriten pothuajse në të gjitha programet zgjedhore.
  • Raportimi për problemet në gjyqësor do të fokusohet në konfliktet e mundshme të interesit që rrjedhin nga lidhjet personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe qytetarët do të marrin informacionin e duhur për ata që hetojnë, ndjekin penalisht dhe gjykojnë në emër të tyre.
  • Mbështetje për trajnimin e gazetarëve të rinj dhe stafit prodhues me qëllim përmirësimin e tregut të punës në industrinë e medias.

Produktet e prodhuara në kuadër të këtij donacioni do t’i shtojnë vlerë aktiviteteve të organizatës që mbështesin qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Holandës dhe Shërbimin Publik, aktivitete në të cilat bashkohet edhe ASHMA.

Hulumtimet e LRI-së në pesë vitet e fundit kanë shkaktuar reagime të ndryshme institucionale vendase dhe ndërkombëtare, kanë nisur procese gjyqësore, procedime në prokurori dhe në Komisionin Kundër Korrupsionit, si dhe nisma për ndryshime në protokollet dhe legjislacionin institucional. Programi “Editorial”, i bashkëprodhuar nga Shërbimi Publik i Maqedonisë dhe LRI, tregoi se produktet mediatike të financuara nga buxheti i shtetit mund të kenë kthim të dyfishtë nga investimi, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit.

ASHMA do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme për zërat kritikë të organizatave të ndryshme mediatike edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, me synimin për të përmirësuar cilësinë e informacionit dhe shpërndarjen e informacionit cilësor sipas shembullit të vendeve evropiane. Brenda këtyre kornizave, angazhimi ynë për mbështetjen institucionale për gazetarët dhe punonjësit e medias do të vazhdojë përmes krijimit të një Fondi për Pluralizmin Mediatik.



Accessibility

Accessibility