Shkup, 12 mars 2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 9-të miratoi Draft- Rregulloren për qasje në shërbimet mediatike. Nevoja e këtij akti buron nga ndryshimet dhe plotësimet në LSHMAAV nga korriku 2023, me të cilat sigurimi i programeve të qasshme për personat me aftësi të kufizuar u bë detyrim për radoit, televizionet dhe shërbimet mediatike video me kërkesë, të cilat janë të detyruar ta zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe progresive.
Draft-dokumenti, ndër të tjera, përshkruan se si janë detyrimet e ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele në varësi të resurseve të tyre dhe shtrirjes së audiences, në cilën mënyrë mund t’i bëjnë programet të aksesueshme, katalogët me kërkesë, gjegjësisht ofertën me shikim të vonuar, si dhe udhëzuesin elektronik të programit dhe të tjera.
Аgjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtit me shkrim t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në adresën elektronike contact@avmu.mk.
Debati publik zgjat 90 ditë, deri më 10 qershor 2024.