NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 4 mars 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon fjalimin  jashtëzakonisht vulgar dhe të papërshtatshëm në publikimin e kryetarit të partisë politike të Majtë Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook, që i referohet televizionit Kanal 5.

Krahas etiketimit publik dhe diskreditimit të mediumit dhe personit përgjegjës të tij, është bërë thirrje për bojkotimin e reklamuesve dhe produkteve të tyre të TV Kanal 5, nga ku është përmendur antifushatë e organizuar sistemetike.

Sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë dhe persona publikë që duhet të tregojnë nivel më të lartë të respektimit për profesionin e gazetarit dhe të medias. Politikanët dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalëve të thëna dhe përgjegjësinë që kanë para qytetarëve. Komunikimi joadekuat  ka ndikim negativ në lirinë e shprehjes, veçanërisht në periudha të ndejshme si ato parazgjedhore, dhe cënon dinjitetin e punonjësve të medias.



Accessibility

Accessibility