U MIRATUA UDHËZIMI PËR TRANSMETUESIT PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE DHE PARLAMENTARE 2024

Shkup, 29 mars 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, me qëllim të shpjegimit të mënyrës së zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor, miratoi Udhëzimin për transmetuesit për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024.

Udhëzimi përfshin rregullat për limitet e reklamimit të paguar politik (RPP), shënimin e porositësit  të reklamës, shpërndarjen e kohës në lajme tek Shërbimi publik, prezantimi politik falas në kanalin e Kuvendit, sigurimin e qasjes në përmbajtjet për procesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuar, rregullat e raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, veçanërisht për periudhën e mbulimit të dy proceseve zgjedhore.

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, në rrethin e pare të votimit, radio transmetuesit mund të transmetojnë gjithsej nëntë minuta dhe tridhjetë sekonda kohë plotësuese për reklama në kohë reale transmetim të programit, destinuar ekskluzivisht për RPP. Në udhëzim është përcaktuar saktë ndarja e këtyre minutave ndërmjet shtatë parashtruesve  të listave/kandidatët për kryetar. Në rrethin e dytë të votimit, koha totale për RPP do të varet nga koha për RPP  që e përdorin parashtruesit e listave/kandidatët për kryetar, që do vazhdojnë fushatën zgjedhore në rrethin e dytë.

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare, radio transmetuesit kanë të drejtë në kohë plotësuese prej nëntë minuta dhe tridhjetë sekonda për reklamim në kohë reale, destinuar ekskluzivisht për RPP. Pas vërtetimit të listave të paraqitura të kandidatëve për deputetë nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Agjencia përkatësisht do të plotësojë Udhëzimin për radio transmetuesit për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024.

Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, 23 dhe më 24 prill (deri në ora 19) 2024, vazhdon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare, por ndalon mbulimi mediatik në lajmet dhe në emisionet e veçanta-informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore për dy preceset zgjedhore.

Shërbimi publik dhe stacionet televizive të nivelit shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të transmetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në format të qasshëm (aksesueshëm) për personat me aftësi të kufizuar.

Udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024 është i disponueshëm në link

 



Accessibility

Accessibility