U mbajt panel diskutimi kushtuar reklamimit politik dhe integritetit të zgjedhjeve

Shkup, 3 prill 2024 – Në organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Fondacionit ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES) sot u mbajt panel diskutimi „Reklamimi politik dhe integriteti i zgjedhjeve“. Qëllimi i aktivitetit ishte inkurajimi i një dialogu institucional për sfidat e integritetit zgjedhor në lidhje me reklamimin politik.

Në hapjen e aktivitetit folën drejtori i ASHMA-së, dr. Zoran Trajçevski dhe Joana Kosma, drejtoresh e IFES në RMV. Po ashtu në këtë aktivitet morën pjesë shumë palë të interesuara, të cilët diskutuan për aspektet e ndryshme të mjedisit mediatik gjatë kohës së zgjedhjeve.

Përfaqësues të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Entit Shtetëror të Auditimit, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, diskutuan për sfidat në kuadrin ligjor për reklamat politike me pagesë, përvojat nga proceset e mëparshme zgjedhore dhe faktorët që ndikojnë në cënimin e transparencës të reklamimit politik.

Në pjesën kushtuar reklamimit politik në nismat e reja legjislative të Bashkimit Evropian, përfaqësues të organeve rregullatore evropiane të medias nga Italia dhe Sllovakia, ndanë informacion mbi rregullat për rregullimin e reklamimit politik në kodin e prërforcuar kundër dezinformimit nga viti 2022 dhe rregullativën për transparencë dhe shënjestrim të reklamimit politik.



Accessibility

Accessibility