Përmbajtje TV që do të përshtaten për personat me aftësi të kufizuara gjatë kohës së Zgjedhjeve 2024

Shkup, 3 prill 2024 – Në përputhje me detyrimin nga Kodi Zgjedhor,  Shërbimi publik radiodifuziv, gjegjësisht shërbimi programor i Parë dhe i Dytë i televizionit të Maqedonisë dhe shërbimet programore televizive private në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, kanë detyrim gjatë raportimit për zgjedhjet, një edicion të lajmeve dhe një përmbajtje të transmetuar në periudhën nga ora 16.00 deri më 24.00, për ta përshtatur atë për personat me aftësi të kufizuara shqisore.

Përmbajtje me format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara do të transmetohen nga  TVM 1, TVM 2, TV Alfa, TV Alsat М, TV Kanal 5, TV Sitel, TV Telma, TV Kompani 21-М, TV Shenja, TV Klan Maqedoni, TV Sonce, TV 24 Vesti dhe Nasha TV.

Edhe pse nuk ka detyrim nga Kodi Zgjedhor, program të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara shqisore do të ofron dhe TV M rajonal nga Ohri.

Lista me përmbajtje të aksesushme për secilin medium në veçanti është e disponueshme në  link.



Accessibility

Accessibility