Shkup 2 maj 2024 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot publikoi raportin për mënyrën e informimit të transmetuesve në rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet presidenciale, në periudhën nga data 4 deri më 22 prill 2024. Në monitorim janë përfshirë 13 shërbime programore – televizionet kombëtare nacionale Alsat-М, Аlfa, Kanal 5, Sitell, Telma, 24 Vesti, 21-M, Shenja, Klan Maqedoni dhe Sonce dhe kanalet programore të Shërbimit publik – TVM 1, TVM 2 dhe kanali i Kuvendit.
Gjetjet nga monitorimi treguan se pothuajse të gjitha televizionet në lajme, respektuan parimin e trajtimit të barabartë gjatë përfaqësimit mediatik zgjedhor të kandidatëve për kryetar shteti. Аktivitetet për fushatën zgjedhore në të gjitha stacionet televizive janë ndarë në një rubrikë të posaçme informative, ku u prezantuan pikat e nxjerra nga fjalimet e kandidatëve para votuesve. Vetëm shërbimi i parë programor i Radio Televizionit të Maqedonisë dhe TV 24 Lajme kanë bërë intervistë me të shtatë kandidatët për kryetar shteti.
Në lidhje me debatet, vetëm TVM 1 arriti të organizojë debat ballafaqimi ku morën pjesë të shtatë kandidatët për kryetar shteti.
Nga aspekti i kualitetit audioviziv të informimit për fushatën presidenciale, për shkak të mungesës së rrjetit korrespodent të përditësuar, të pajisur me standarte produksioni të përbashkët, redaksitë ishin të detyruara të adaptojnë material zgjedhor audioviziv të dorëzuar ose nga ekipet e komunikimit/marketingut të kandidatëve për kryetar shteti ose nga profilet e tyre oficiale të rrjeteve sociale, gjë që u duk nga mënyra e aplikmit të xhirimeve/kuadrit, nga ambienti skenografik për përfaqësim zgjedhor dhe nga përpunimi plotësues grafik i materialeve audiovizive të prezantuara.
Me përjashtim të TV Klan Maqedoni, e cila në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nuk ofroi informim për procesin zgjedhor në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara, të gjitha shërbimet programore të përfshira në monitorim kanë ofruar çdo ditë në edicionet e lajmeve qendrore TV dhe javore një emisioni aktual-informati me titrim ose me përkthim në gjuhën e shenjave për personat me aftësi të kufizuara. shqisore.
Raporti për mënyrën e raportimit të transmetuesit në rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024 është i disponueshëm në линк.