Seancë e hapur publike për Draft-rregulloren për personat fizik që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë

Shkup, 18 korrik 2024 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e 29-të mbajtur më 17 korrik, miratoi Draft-rregulloren për personat fizik që ofrojnë shërbime mediatike audiovizuele me kërkesë.

Me aktin nënligjor rregullohet forma dhe përmbajtja e kërkesës për evidentimin në regjistrin e ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë dhe mënyra e vendosjes se cili person fizik do të llogaritet për ofrues i shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë në përputhje me LSHMAAV.

Аgjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre që të marrin pjesë në seancën publike dhe me shkrim t’i dërgojnë  në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca publike për Draft-rregulloren zgjat 75 ditë, deri më datë 1 tetor 2024.



Accessibility

Accessibility