Shkup, 24 shtator 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbajti takimin e tretë publik për këtë vit, në të cilin drejtori dr. Zoran Trajçevski, bëri një pasqyrim të aktiviteteve të realizuara në pajtim me Programin vjetor të punës për tre muajt e fundit.
Të pranishmit patën mundësinë të dëgjonin për aktivitetet lidhur me monitorimin e raportimit të transmetuesve për Zgjedhjet lokale 2025, mbikëqyrjet e zbatuara mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesit e mediave të shkruara, masat e shqiptuara paralajmërim publik, lejet e dhëna për transmetim në radio, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takim u prezantuan dhe gjetjet e Analizës së Tregut të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2024. Analiza përmban të dhëna për punën ekonomike të transmetuesve, përkatësisht të dhëna mbi të dhënat totale, shpenzimet në total, rezultatet financiare të punës dhe numrin mesatar të të punësuarve.
Të ardhurat totale në industri në vitin 2024 arritën në 3.219,21 milionë denarë, ndërsa shpenzimet totale 2.994,12 milionë denarë. Të ardhurat totale të RTM ishin dukshëm më të larta se sa në vitet e kaluara dhe arritën në 1.365,55 milionë denarë, ndërsa shpenzimet totale arritën në 1.266,52 milionë denarë. Shërbimi publik ka punuar me fitim në shumë prej 87,81 milionë denarë, që është rezultati më i mirë financiar i arritur në gjashtë vitet e fundit.
Të ardhurat që realizuan të gjitha televizionet komerciale së bashku arritën në 1.607,39 milionë denarë, ndërsa shpenzimet totale arritën në 1.503,13 milionë denarë. Të ardhurat totale në tregun e radios arritën në 246,27 milionë denarë, ndërsa shpenzimet e radiostacioneve arritën në 224,47 milionë denarë.
Numri mesatar i personave të punësuar në marrëdhënie të rregullt pune në 36-të televizione komerciale ishte 887 persona, ndërsa në radiostacionet ishte 186 persona. Analiza e plotë është e disponueshme në linkun.
Prezantimi i aktiviteteve të zbatuara në përputhje me Programin Vjetor të Punës për periudhën Korik-Shtator 2025 është i disponueshëm në linkun
Prezantimin e Analizës së tregut të shërbimeve audio dhe audiovizuele për vitin 2024 mund ta merni në linkun