Shkup 24 shtator 2025 – Pas një debati paraprak të mbajtur publik, Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 11-të për vitin 2025, miratoi Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për përcaktimin e afatit për veprim sipas aktvendimeve të Agjencisë për ndërmarrjen e masës.
Ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzimit janë në drejtim të harmonizimit me ndryshimet e LSHMAAV nga viti 2023 dhe Ligjit për Media nga viti 2025, për përcaktimin e afateve për veprim sipas masave paralajmërim publik për subjektet e reja që janë në kompetencë të Agjencisë, përkatësisht
mediave online-internet portaleve dhe ofruesit e shërbimit platformë për ndarjen e videove. Gjithashtu janë shtuar dhe afate për veprim sipas dispozitave të reja për sigurim të aksesit në përmbajtje për personat me aftësi të kufizuar dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.