Mbikëqyrje e rregullt administrative kundrejt dhjetë botuesve të mediave të shtypit

Shkup, 10 shkurt 2026 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje të rregullt administrative kundrejt botuesve të mediave të shtypit: REPRO PRINT botues i “Nova Makedonija”; SLOBODEN botues i “Sloboden Peçat”; VEÇER PRESS botues i “Veçer”; KOHA PRODUCTION botues i “Koha”; MEDIA PLUS FOKUS botues i “Fokus”; JENI BALKAN botues i “Bahçe”; ATV MEDIA KOMPANI botues i “Lajm”; EURO-MAK KOMPANI botues i “Ekonomija i biznis”; ZENIT PRESS botues i “Zenit” dhe NARODEN LEKAR botues i “Naroden Lekar”.

Objekti i mbikëqyrjes ishte detyrimi sipas nenit 14, paragrafi 1 i Ligjit për Median, i cili i referohet publikimit të të dhënave mbi emrin dhe adresën e selisë dhe redaksisë së botuesit të një mediumi, emrin e personit përgjegjës të botuesit të mediumit, emrin dhe mbiemrin e kryeredaktorit, pra redaktorëve në përputhje me organizimin e brendshëm të redaksisë, dhe emrin dhe adresën e shtypshkronjës dhe datën e shtypjes ose ribotimit, si dhe numrin e egzemplarëve të shtypura, kur bëhet fjalë për një medium të shtypur.

Mbikëqyrja tregoi se detyrimi përmbushet plotësisht nga të gjitha mediat e shtypit.

Raporti është i disponueshëm në link:

Raport i përgjithshëm – (neni 14 paragrafi 1 nga Ligji për media) – 09.02.2026



Accessibility

Accessibility