Shkup, 24 qershor 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbajti sot takimin e dytë publik për vitin 2026, në të cilin dr. Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet e realizuara në pajtim me Programin Vjetor të Punës, gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Në kuadër të takimit, të pranishmit u informuan për zbatimin e mbikëqyrjeve programore dhe administrative mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike, ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele me kërkesë, botuesit e medias së shkruar dhe mediave online-internet portaleve.
Ndër të tjera u bisedua dhe për masat paralajmërim publik të shqiptuara për shkak të mosrespektimit të LShMAAV dhe Ligjit për Mediume, informacion lidhur me lejet për transmetim televiziv dhe radio, analizat e përgatitura dhe hulumtime, si dhe aktivitete lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në fund të takimit, u hap panel diskutimi, në të cilën u diskutua për çështje të ndryshme nga fusha e medias. Prezantimi me pasqyrën e aktiviteteve të realizuara të AShMA-së për periudhën prill-maj 2026 është i disponueshëm në linkun e rradhës link.