Shkup, 16 korrik 2026 – Pas skadimit të afatit për harmonizim ligjor me Vendimin për paralajmërim publik dhe për ndërprerjen e ritransmetimit të shërbimeve programore, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kreu mbikëqyrje kontrolluese kundrejt operatorit Fivenet, me qëllim të konstatimit nëse shërbimet programore që i ritransmeton operatori janë të regjistruara në Agjenci në përputhje me nenin 141 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (LSHMAV).
Mbikëqyrja tregoi se operatori Fivenet ka vepruar plotësisht në përputhje me Vendimin e lëshuar.
Raporti i mbikëqyrjes është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:
Fivenet – (neni 141 i LSHMAV) – 16.07.2026